LajmeMaqedoni

Më mirë për Tetovën organizoi xhiro me biçikleta për rritje të vetëdijësimit për përdorim të biçikletave

Iniciativa qytetare Më mirë për Tetovën sot organizoi xhiro me biçikleta me nisje dhe përfundim në sheshin “Iliria”, e cila kishte për qëllim rritjes e vetëdijës për përdorimin e  biçikletave, njofton Portalb.mk.

Agron Arifi nga Iniciativa qytetare Më mirë për Tetovën theksoi se me organizimin e xhiros dëshirojnë të përçojnë një mesazh që sa më shumë fëmijët t’i përdorin biçikletat dhe të largohen nga trotinetët elektrik.

“Veçanërisht një apel prindërve që fëmijlve nën moshën 18-vjeçare të mos ua lejojnë vozitjen e trotinetëve elektrik, pasi paraqet rrezik. Atë e kemi të konfirmuar edhe me statistika që vijnë nga Klinika e Ortopedisë, pasiqë shumë fëmijë por edhe të rritur kanë pësuar lëndime të ndryshme duke vozitur trotinetë elektrik. Falënderojmë Policinë e Tetovës, e cila  na mbështet për të siguruar rutën dhe sponsorët të cilët edhe sivjet na dhanë pesë biçikleta donacion që në fund do t’i shpërndajmë me një organizim të shortit për fëmijët”, tha Arifi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close