
Gjykata kushtetuese ka caktuar seancën më 5 korrik në të cilën do të diskutohet nëse udhëzimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, është në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën. Lënda është themeluar nga Gjykata kushtetuese me nismë të saj, pasi kryetarja e gjykatës, Dobrilla Kacarska, ka shprehur dyshime për kushtetutshmërinë.
Udhëzimet parashikojnë përfshirjen e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes, martesës, vdekjes dhe dokumentet e tjera të lëshuara nga Drejtoria e Regjistrit Amë. Më herët, Ministria e drejtësisë ritheksoi se Udhëzimet janë miratuar në pajtim me ligjin tashmë ekzistues për Evidencën Amë. Qëllimi fillestar i Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e Udhëzimit ishte tejkalimi i problemit me balancuesin gjegjësisht mos- manipulimi i përkatësisë etnike gjatë punësimit në institucion të caktuar. Top24



