LajmeSport

Mbyllet hetimi për Juventus, shpëtojnë vetëm lojtarët

Prokurori federal Giuseppe Chine po mbyll hetimet për “manovrat e pagave” te Juventus. Në ditët në vijim mund të dalin përfundime të caktuara nga hetimet, përgjegjësia e klubit dhe e atyre që e drejtuan atë.

Pra, çfarë rrezikojnë “Bardhezinjtë”?

Sipas raportimeve nga mediet italiane, Juventus rrezikon një gjobë maksimale ose një dënim prej “shumë pikësh”, ndërsa ish-drejtuesit e saj mund të sanksionohen me pezullime të reja.

Nga ana tjetër, lojtarët mund të shpëtojnë, duke qenë se në shkëmbimin e e-maileve ndërmjet agjentëve të tyre dhe drejtuesve të asaj kohe, prokurori federal vlerësoi se niveli i ndërgjegjësimit për sjelljen e treguar ishte i pamjaftueshëm dhe për rrjedhojë, direktiva e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close