LajmeMaqedoniTopLajm

Mbyllen vendvotimet

Në orën 21 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment janë hasur në objektin ku kanë votuar.

Në zgjedhjet e sotme të dhjeta me radhë parlamentare të drejtë vote kishin 1.814.614 qytetarë të cilët votuan në 3.480 vendvotime. Këto zgjedhje veçohen nga zgjedhjet deri më tani të mbajtura në vend sepse organizohen në gjendje të pandemisë me koronavirusin, votimi për kategori të ndryshme të qytetarëve është tre ditë, ndërsa dita e sotme zgjedhore do të zgjasë dy orë më shumë se zakonisht dhe është shpallur ditë jopune.

Vendvotimet në gjashtë njësi zgjedhore janë hapur në orën 7:00, ndërsa votimi përfundon në orën 21:00. U votua për 15 parti politike dhe koalicione të cilat gjithsej i kanë 1.578 kandidatë. Prej tyre, sipas statistikës së KSHZ-së 675 (42,78 për qind) janë gra, ndërsa 903 (57,22 për qind) janë burra.

Dita e sotme e zgjedhjeve sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkovski kaloi qetë, me incidente të vogla, pa u prishur procesi zgjedhor.

Deri në orën 19 kanë votuar 830.370 qytetarë me të drejtë vote gjegjësisht jehona është 45,77 për qind.

Të gjithë të përfshirët në proces dhe qytetarët të cilët shkuan në votim detyrimisht duhej t’i respektojnë masat parandaluese për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, ndërsa ato janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës prej një metër deri në një metër e gjysmë, dezinfektim të duarve gjatë hyrjes dhe daljes nga vendvotimi.

Përveç specifikës lidhur me koronavirusin, në këto zgjedhje është lejuar të votojnë edhe personat të cilët deri më 15 korrik kanë mbushur 18 vjet dhe janë me dokumente të vlefshme dhe nuk organizohet votimi në diasporë sepse nuk kishte numër të mjaftueshëm të shtetasve vendorë të paraqitur për votim. Megjithatë, këta persona nëse janë në vend sot do të mund të votojnë në vendvotimet në adresën në të cilën do të paraqiten.

Dje votuan të sëmurët, të pafuqishmit dhe personat me sëmundje kronike, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak dhe në shtëpitë e pleqve. Sipas të dhënave të KSHZ-së, dje gjithsej 7.861 të sëmurë dhe të pafuqishëm e realizuan të drejtën e tyre të votën. Sa i përket personave të cilët gjenden në shtëpitë për kujdes jashtë familjar, nga gjithsej 357 votues të paraqitur në këtë kategori, votuan 234, ndërsa në burgje 1.235 persona.

Votimi për këto zgjedhje filloi të hënën, kur votuan personat me Kovid-19 dhe në vetizolim. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 723 persona të infektuar me Kovid-19 dhe në vetizolim.

Nga votimi i ditës së hënë dhe dje, KSHZ-ja nuk ka publikuar rezultate, por vetëm numër të jehonës. Fletëvotimet mbesin të zarfe të cilat gjenden në kutitë e votimit deri në ditën e zgjedhjeve, gjegjësisht deri në përfundimin e votimit.

Rezultatet preliminare nga votimi KSHZ i publikon në afat prej 12 orësh ndërsa ato përfundimtare 24 orë pas përfundimit të votimit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë caktuar për më 12 prill por për shkak të pandemisë me koronavirusin dhe gjendjes së jashtëzakonshme janë anuluar me Dekret me fuqi ligjore dhe vendim të KSHZ-së. Më pas në marrëveshje midis partive politike ishte caktuar data 15 korriku.

Zgjedhjet mbahen në situatë kur në vend me javë të tëra ka numra treshifrorë të rasteve pozitive me koronavirus. Por, Maqedonia e Veriut është pa Parlament që nga muaji shkurt, ndërsa e kryeson qeveria teknike detyra e kryesore e të cilës, sipas Marrëveshjes së Përzhinës, duhej të ishte organizim i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut i ndoqën 2.709 monitorues vendorë dhe të huaj. Për zgjedhjet kanë raportuar 57 gazetarë të huaj prej shtëpive mediatike, të akredituar nga KSHZ.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close