LajmeSport

Mbyllen hetimet për Dani Alves, akuzohet për për**unim të një 23-vjeçareje. Ja çfarë rrezikon futbollisti brazilian

Hetimi për Dani Alves ka përfunduar. Gjyqtari që ndjek çështjen ka vendosur ta gjykojë atë për krimin e sulmit seksual, referuar ngjarjes së ndodhur më 31 dhjetor 2022 në klubin e natës “Sutton”, në Barcelonë, ku dyshohet se futbollisti brazilian sulmoi dhe përdhunoi një vajzë 23 vjeçe.

Më tej, për dëmin moral dhe psikologjik të shkaktuar viktimës është caktuar një garanci prej 150 mijë eurosh. Gjyqtari ka caktuar dëshminë e futbollistit brazilian për të enjten e 3 gushtit, një procedurë e detyrueshme pas akuzës dhe pas mbylljes së hetimeve.

Gjykata e Barcelonës në fakt ka arritur në përfundimin se ka prova dhe të dhëna të mjaftueshme për të vazhduar me gjykimin. Tashmë do të vendoset dënimi për Dani Alves, teksa këto lloj çështjesh mund të shkojnë deri në 10 vite heqje lirie.

Ish-lojtari i Sevilla, Barcelona, Juventus dhe PSG do të duhet të dalë në sallën e gjyqit për deklarimin e fundit formal përpara se të paditet. Pas deklarimit të Dani Alves, i cili ka pohuar gjithmonë pafajësinë e tij, duke ngulmuar se marrëdhënia ka qenë konsensuale, topi do t’i kalojë Gjykatës së Barcelonës, e cila, pasi të ketë përfunduar kërkesat për sanksione, do të shënojë fillimin e gjyqit.

Ky gjyq ndoshta do të zhvillohet nga fundi i vitit 2023 deri në fillim të vitit 2024, një vit pas fillimit të burgut për ish-futbollistin e Barcelonës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close