
Një anije që vepronte si një “arsenal lundrues” për kompanitë që ofrojnë siguri për anijet tregtare është sekuestruar në Gjirin e Omanit nga personeli ushtarak iranian, sipas firmës së menaxhimit të riskut të transportit detar, Vanguard.
BBC raporton se, sipas MarineTraffic, Hui Chuan me flamur të Hondurasit transmetoi për herë të fundit pozicionin e saj të mërkurën, 40 milje në verilindje të Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo kishte qenë pranë brigjeve verilindore të Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë muajit të kaluar.
Në të kaluarën, këto anije ishin të bazuara në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Gjirin e Omanit, në mënyrë që rojet e sigurisë të mund të merrnin dhe të linin lehtësisht armë dhe municione.
Sekuestrimi i Hui Chuan vjen pasi një anije me flamur indian u sulmua pranë brigjeve të Omanit të mërkurën, sipas zyrtarëve indianë.
Sipas Vanguard, anija “Haji Ali” thuhet se u fundos në brigjet e Omanit pas një shpërthimi që besohet të jetë shkaktuar nga një “dron ose raketë”. Ekuipazhi u shpëtua.



