LajmeRajon

“Mbrojta e pyjeve”, ndalohen 10 automjete në Ferizaj – transportonin drunj pa dokumentacion

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se ka ndaluar 10 automjete transportuese me targa vendore, që kanë transportuar drunj pa dokumentacion të rregullt.

Në një njoftim për media thuhet se rasti ka ndodhur të martën, në ora 10:30 në fshatin Talinovc.

Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar nga një fletëparaqitje për transportim ilegal të drunjve dhe i kanë konfiskuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close