LajmeMaqedoniTopLajm

Mbi 8mij persona kanë aplikuar për vaksinim nga dita e djeshme

Të gjitha aplikimet do të futen në sistemin termini im dhe nuk ka nevojë të azhurnoni më tej informacionin ose të pyesni dhe informoni mjekun tuaj amë që jeni regjistruar. Sipas orarit të dhënë në planin e vaksinimit, mjeku i familjes do t’ju telefonojë dhe do t’ju informojë për datën dhe kohën e saktë kur duhet të vaksinoheni në pikën që dëshironi gjatë regjistrimit.

Në fazën e parë do të vaksinohen, punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët mbi 70 vjeç. Të gjithë të tjerët që janë regjistruar do të kontaktohen në shtëpi kur grupi i tyre do të vaksinohet në përputhje me strategjinë kombëtare.

“Vaksinimi është vullnetar dhe zbatohet në përputhje me strategjinë e vaksinimit në vendin tonë,” shkroi Filipce.

Faqja që kur u vu në shërbim ka qenë jofunksionale për disa orë.

Filipçe sot në një deklaratë për “Politiko”, përsëriti se prokurimi i vaksinave nuk duhet të jetë çështje politike, dmth përparësia duhet të jetë ruajtja e shëndetit publik. Sipas tij, të gjitha vendet e BE-së aktualisht po përballen me mungesa dhe sfida në prokurimin e vaksinave. Mekanizmi i solidaritetit evropian është i vonë, por ai do të realizohet.

Teksti, i titulluar “Ballkani Perëndimor kthehet në lindje për vaksinat”, thotë se vendet në rajon duhet t’i drejtohen Rusisë dhe Kinës, pasi vetë BE ka një problem me prokurimin e vaksinave. Mekanizmi vonohet gjithashtu në vendet shumë më të zhvilluara të BE-së, kështu që Serbia tashmë ka vaksinuar 7% të popullsisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close