EkonomiLajmeMaqedoni

Mbi 20 mijë qytetarë janë të punësuar në 200 kompani gjermane, Bytyqi njofton për investimin e ri në RMV

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka qëndruar sot në Frankfurt të Gjermanisë, ku u nënshkrua marrëveshja për një investim të ri gjerman në Maqedoninë e Veriut, transmeton Top24. Bëhet fjalë për kompaninë BMZ, që sipas Bytyqit do paraqesë kompaninë e 200 gjermane që do të investojë në vend.

 

“Me investimin prej 65 milionë euro, BMZ do t’i bashkohet familjes së madhe prej mbi 200 kompani gjermane në Maqedoninë e Veriut që ofrojnë paga të rregullta për mbi 20.000 qytetarë tanë, të cilët kanë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në ngritjen e nivelit të konkurrencës së ekonomisë sonë, për dërgimin e mesazheve tek investitorët e tjerë potencialë të huaj se Maqedonia e Veriut është destinacion i dëshirueshëm dhe i besueshëm për zhvillimin dhe promovimin e biznesit”, tha Bytyqi.

Sqaroi se ndërtimi i kësaj fabrike teknologjikisht më moderne për prodhimin e baterive litium-jon në ZZHTI Shkupi 2, “nuk do të jetë vetëm ndërtim fizik, por do të simbolizojë kombinimin e teknologjisë së lartë dhe të avancuar, bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë dhe kushte të favorshme për investime që kemi ndërtuar përmes politikave ekonomike të Qeverisë”.

BMZ është një kompani që prodhon bateri dhe implementon sisteme baterish në sektorë që, në kushtet e një tranzicioni të intensifikuar global drejt një ekonomie të gjelbër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close