
Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Në shtëpinë e Big Brother Vip ka mbërritur një zarf i bardhë, ku iu është dhënë lajmi i mirë banorëve. Ato kanë mundësinë që të realizojnë një koncert me ndihmën e orkestrës së Top Channel.
Detyra e secilit banorë është që të përzgjedhin këngët që ata dëshirojnë që të këndojnë dhe t’i tregojnë në dhomën e rrëfimit. Vëllai i Madh do i mundësojë tekstet e printuara dhe tonalitetin që ata dëshirojnë të këndojnë.
Nga ana tjetër, Jori Delli ka si detyrë që me të gjithë djemtë e shtëpisë, të zgjedhë një këngë, të cilën do ta kërcejë duke krijuar një koreografi.




