LajmeRajonTopLajm

Mbërrin në Tiranë Presidenti i Polonisë,pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot me ceremoni shtetërore, Presidentin e Republikës së Polonisë,  Andrzej Duda, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e Presidentit polak.

Pritet që rreth orës 12:20-12:50 të dy presidentët të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ndërsa rreth orës 16:30-17:15 dy krerët e shteteve do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

Ndërkohe Begaj në një status në rrjetet sociale shkruan se është i nderuar të presë presidentin polak, 20 vite nga vizita e fundit e një presidenti të Polonisë në Shqipëri.

‘I nderuar të mirëpres mikun tim Andrzej Duda së bashku me bashkëshorten e tij, 20 vite nga vizita e fundit e një presidenti polak në Shqipëri”-.

Related Articles

Back to top button
Close
Close