LajmeSport

Mbappe lë prapa problemet me dhëmbin, Ancelotti konfirmon se do të luaj ndaj Betisit

Kylian Mbappe ka lënë prapa problemet që kishte me dhëmbin, në fillim të kësaj jave.

Sulmuesi francez do të luaj në ndeshjen e sotme të Real Madridit kundër Betisit.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Carlo Ancelotti, gjatë konferencës për media, para ndeshjes së sotme.

“Dhëmbi është zhdukur, por pjesa tjetër është mirë. Ai është gati për të luajtur dhe i etur.”, deklaroi Ancelotti.

Kujojmë që Kylian Mbappe për shkak të operacionit dental që kishte, nuk luajti në ndeshjen e gjysëmfinale të Kupës së Mbretit, kundër Real Sociedadit, ku Reali fitoi me rezultat 0-1.

Related Articles

Back to top button
Close
Close