LajmeMaqedoni

Matka destinacioni i preferuar për të huajt

“Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirkpritës”

Lili nga Indonezia dhe Kevini nga Gjermania kishin vendosur të vizitojnë vendet e Ballkanit këtë vit. Këtë javë ata po qëndrojnë në vendin tonë për të vizituar vendet më të mira që ofron Maqedonia e Veriut. Ndër destinacionet e shumta që kishin zgjedhur për të vizituar, ata thonë se kanioni i Matkes është më I preferuar I tyre.

– “Po, këtu është një natyrë e bukur siç mund ta shihni, është shumë e paprekur jo si në Gjermani për shembull Berlini, ku gjithçka është e stërmbushur dhe këtu ka një mënyrë jetese më të mirë, njërëz të mirë, muzikë të mirë dhe ushqim të mirë,”deklaroi një turist për tv KlanM.

-“Sepse kam qenë në Rumani dhe Bullgari në kryeqytetet, kështu që kam nevojë për natyrën tani,” deklaroi një turiste për tv KlanM.

Lili dhe Kejvini javën e ardhshme do të vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë, por gjatë kësaj jave në vendin tonë do të vizitojnë edhe Ohrin. E për njerëzit këtu thonë se janë shumë mikpritës.

Dje isha në qendër të qytetit, një nga shitësit më ofroi çaj dhe kur doja të blija fruta në tregun tradicional, shitësi më dha fruta falas, po njerëzit këtu janë shumë miqësorë.

Po, njerëzit këtu janë shumë të dashur dhe shumë miqësorë në përgjithësi dhe kultura e festës është shumë e mirë, nuk është si në vendet e tjera, është më e gjallë. Nesër planifikoj të shkoj në Ohër kështu që të shohim se si është atje.

Përvec Lilit dhe Kevinit, kanioni i Matkes ishte përplot me vizitorë të huaj që kishin zgjedhur të kalonin fundjavën në natyrë dhe të shmangnin temperaturat e larta./KlanMacedonia/

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close