LajmeMaqedoniTopLajm

Matematika zgjedhore për këshillin komunal Tetovë

Pas dështimit të këshillit të komunës së Tetovës për të miratuar raportin finansiar, deri më 31 Mars, në bazë të ligjit për vetqeverisje lokale këshilli shpërbëhet, shkruan Top24.

Por si ishte përbërja e këshillit dhe si pritet të jenë rezultatet pas zgjedhjeve për këshill që pritet të mbahen.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 përbërja e këshillit komunal prej 31 këshilltarësh dukej si më poshtë:

BDI- 10 mandate, Lëvizja Besa – 8 Mandate, VMRO-DPMNE – 4 Mandate, ASH – 3, Mandate, Më mirë për Tetovën – 2 Mandate, LSDM – 2 Mandate dhe PDSH- 2 Mandate shkruan Top24.

Po cilat janë matematikat zgjedhore për një shumicë të re. Sipas të gjitha gjasave BDI dhe Lëvizja Besa do të kenë rënie të lehtë ndërsa Aleanca do të ketë një ritje. Në zgjedhjet e ardhëshme për këshillin komunal po ashtu rënie do të ketë edhe PDSH-ja dhe lista Më mirë për tetovë dhe sipas gjitha gjasave këto të fundit munden edhe të mos e kalojnë pragun.

Nëse pasqyrohet grafikisht me numra përbërja e re e këshillit komunal mund të duket si më poshtë:

BDI- 8 Mandate, Lëvizja Besa 7, VMRO-DPMNE mandate 5, ASH-6 Mandate, LDSM 2, PDSH 1 – 0, Lista Më mirë për Tetovën 1-0 dhe Levica pritet të mer një mandat për herë të parë në këshillin komunal të Tetovës.

Kandidimi në shumë lista i mundëson partive maqedonase të ritin përfaqësimin në këshillin komunaë të Tetovës, ekjo ndodh për shkak të shpërndarjes së Votave dhe sistemit të njohur si përllogaritja e DANTIT. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close