LajmeMaqedoni

Mashtrohet 68 vjeçari nga Tetova nga një person prej Shkupi me shitjen e pronave dhe pasurive të patundshme

Më 18.04.2024 në ora 13.45 në SPB-Tetovë, 68-vjeçari nga Tetova, ka raportuar se ishte mashtruar nga personi A.R.(47) nga Shkupi. Sipas raportit, në shtator 2023, përmes mikut të tij nga Shkupi, ai kishte ra në kontakt me personin A.R., i cili ishte paraqitur si person që merrej me shitjen e pronave dhe pasurive të patundshme dhe i kishte dhënë atij autorizim në noter për të rregulluar dokumente për shitje të shtëpisë së përbashkët që e kishin me vëllain e tij. Sipas raportit, ai i kishte dhënë personit A.R. 400 euro për shërbimin, i cili pastaj ia kishte atribuar pronën një personi tjetër nga Tetova pa dijeninë e tyre. Janë marrë masa për të zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close