LajmeMaqedoniTopLajm

Mashtrim apo kalkulim i gabuar, qytetarët ankohen për kreditë bankare kthejmë 100 përqind më shumë

Kriza e rëndë ekonomike që ka kapluar vendin dhe standardin tepër të ulët ka bërë që qytetarët të zhyten në kredi të ndryshme nëpër bankat e vendit. Disa të tjera janë zhytur ne kredi të shpejta që ofrojnë kompani private e që sipas qytetarëve të dya palët mashtrojnë në kalkulime dhe interese të fshehura, shkruan Top24.

“Kam kredi hipotekare banesore, kam marë kredi në vlerë prej 42.000.000 mi euro për të blerë banesë, por për fat keq nuk e kuptoj se si mundet që për 20 vite të kthej 73.000.000 mi euro kur kamatën vjetore më thanë që e kam 6.5%” shprehet një qytetarë për Top24.

“isha në një nga kompanitë që japin kredi të shpejta dhe më ofruan kredi pa kamatë, ashtu e kanë edhe reklamën për kaq kohë pa kamatë, kur shkova aty më thanë që kamatë nuk ka por ka harxhime administrative i pranova dhe ato dhe më pas më lajmëronin çdo 3 orë se nëse nuk e paguaj ratën kur thonin ata e jo sipas marrëveshjes kamata do të ritej dhe kështu ndodhi edhe pse në ofertë kamatë nuk kisha” shprehet një tjetër qytetarë.

Qytetarë të tjerë ankohen se bankat përveç provizionit në pagesa, marrin edhe për mirëmbajtje të llogarive, për azhurimin ose përgaditjen e kartelave të reja sidhe provizion vjetor për shfrytëzimin e kartelave. Ata po ashtu shtojnë se bankat disave ju marin provizion për përdorim të e-banking dhe sms njoftimit që është harxhim plus që bankat e inkasojnë.

Me probleme të tilla përballen pensionistët.

“Unë e mar pensionin me 28 se 29 e muajt, për çdo muaj për të marë pensionin pres rradhë nga 2 deri në 3 orë e që nuk e kuptoj pse. Në secilin muaj më marin taksë për atë e taksë për këtë, ma mirë thënë kush kërkend nuk e kontrollon në këtë vend” shprehet një pensionit për Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close