LajmeMaqedoniTopLajm

MASH: Mundësi shtesë për akomodim në konviktet studentore ku ka vende të lira

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se që nga sot është hapur mundësia për studentët që të aplikojnë për akomodim në konviktet studentore ku ka vende të lira, sipas Konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridoplomike në konviktet shtetërore dhe private për studentë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor  2025/2026.

Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës thuhet se ka vende të lira në konviktet studentore: “Koço Racin” në Manastir, “Tome Stefanovski-Seniq” në Shkup, “Nikola Karev” në Ohër, “Orde Çopela” në Prilep dhe në konviktet “Logos” dhe “HilJadnikov” në Shtip.

” Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë më së voni deri në fund të muajit vijues. Kriteret dhe kushtet për aplikim janë identike sikurse gjatë aplikimit të parë, ndërsa gjenden në  linkun vijues”,  thekson Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close