
Komuna e Tetovës duhet të jetë më shumë e përditësuar në punën e saj, veçanarishtë gjatë përmbushjes së deytrimeve në fushën e arsimit dhe në vend të menaxhimit të udhëheqë politikë ditore përmes konferencave për shtyp dhe kumtesave të mbushura me kritika të pabaza dhe informacione të rreme, të fokusohet më shumë në nevojat e nxënësve, kumtoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Pas informatës që në Tetovë mungojnë tekste shkollore, jemi të obliguar të njoftojmë publikun se çdo shkollë ende në muajin maj në një vit vijues, përmes aplikacionit elektronik paraqet numrin e teksteve shkollore për të gjitha lëndët, që do të jenë të nevojshme për vitin e ardhshëm. Në bazë të të dhënave të dorëzuara, MASH prokuron tirazh përkatës dhe ua shpërndan komunave.
Në Tetovë, siç theksojnë, mungojnë tekste shkollore, ndërsa në fondin ekzistues ka edhe tekste të dëmtuara, për faktin se shkollat në territorin e saj ose nuk kanë paraqitur fare ose kanë dorëzuar informacione të pasakta për nevojat reale konform numrit të nxënësve dhe nuk kanë i kanë paraqitur tekstet shkollore të dëmtuara të cilat kanë qenë të detyruar t’i paraqesin konfrom udhëzimeve me të cilat ata janë të njohur.



