KulturëLajme

“Marubi” gati për në UNESCO, finalizohet dosja e aplikimit në listën e trashëgimisë botërore

Dosja “Marubi në UNESCO” është gati.

Puna dy vjeçare është finalizuar dhe muzeu kombëtar i fotografisë, synon që brenda 1 viti të marrë përgjigjen pozitive për t’u njohur si trashëgimi botërore.

“Jemi shpresëplotë që kjo aspiratë e jona do të çelë dyer të reja. Patjetër që është një sfidë që po fillon, kemi filluar hartimin e dosjes. Besojmë që Shqipëria ka shumë për të treguar.”

Drejtuesit e projektit, tregojnë se puna voluminoze është shoqëruar me konsultime dhe përfshirjen e ekspertëve vendas e të huaj, me qëllim që çdo fakt i paraqitur të jetë bindës.

“Jam shumë entuziast dhe do jemi një ditë këtu, sepse kjo është një punë që mbetet përjetë në Muze.”

‘Foto-Studio Marubi’, u themelua në vitin 1856 nga Pietro Marubi, ndërsa sot si muze kombëtar ka si pasuri rreth 500,000 negativë në teknika dhe formate të ndryshme, që dokumentojnë ngjarje, personazhe e fakte interesante të Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close