LajmeSport

Marrëveshje totale, Jadon Sancho është shumë pranë Juventusit

Pas zërave për interesimin e Borusia Dortmundit, duket se Jadon Sancho është shumë pranë kalimit te Juventusi.

Klubi italian ka arritur marrëveshjen me Mançester Junajtidin për shifrën prej 15 milionë paundësh (rreth 17 milionë euro), ndërsa tani po punohet për detajet e përfitimeve financiare që do t’i jepen lojtarit dhe bonuseve nga ana e Juventusit.

Sancho aktualisht fiton rreth 12 milionë euro në vit, por ka pranuar një kontratë katërvjeçare me Juventusin me rrogë prej 6 milionë eurosh në sezon, gati gjysma e pagës së tij aktuale. Mançester Junajtid nuk është i gatshëm të mbulojë plotësisht diferencën, prandaj negociatat për paketën financiare vazhdojnë. Megjithatë, Juventusi nuk është duke u nxituar për të mbyllur marrëveshjen.

Sipas “Corriere dello Sport”, bardhezinjtë duan së pari të shesin të paktën dy lojtarë të tepërt në skuadër, Ueah dhe Niko Gonzalez.

Me konfirmimin e Konseisaos dhe ardhjen e Sanços, vendi në ekip për Gonzalezin është i kufizuar.

Shitet e Ueah dhe Gonzalez pritet të sjellin rreth 20 dhe 30 milionë euro në arkën e Juventusit, të cilat do të ndihmojnë jo vetëm për finalizimin e blerjes së Sanços, por edhe për përpjekjet për të sjellë Kolo Muaninë nga Parisi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close