
Marko Simonovski do të jetë futbollisti i ri i Dritës së Gjilanit. Simonovski sezonin e fundit luajti me Feronikelin, ndërsa tashmë duket se ka arritur marrëveshje me klubin nga Gjilani, ndërsa ditëve në vijim pritet edhe zyrtarzimi i tij.
Simonovski gjatë karrierës së tij ka luajtur në kampionate të ndryshme si të Kazakistanit, Rumanisë, Kroacisë e Rusisë, ndërsa në vendin tonë ishte pjesë e Metallurgut dhe Napredokut. /SHENJA/



