LajmeMaqedoniTopLajm

Mariçiq: Duam dokument me detyrime të projektuara qartë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë

Duam një dokument me detyrime të përcaktuara qartë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, që të mos kemi kërkesa të reja kur të zgjidhen këto aktuale, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Në një intervistë për 360 Gradë mbrëmë, Mariçiq theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për bisedimet me Bullgarinë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për veton, duke e përsëritur me këtë rast qëndrimin e saj për Kushtetutën.

“Sa i përket ndryshimit të Kushtetutës, ne e kemi thënë qartë se në aspektin e përmbajtjes nuk kemi asnjë problem që ndonjë komunitet të inkorporohet në Kushtetutë, por konsiderojmë se para fillimit të negociatave me BE-në nuk është as e dobishme dhe as e mundur. Nuk mendojmë se ndryshimi i Kushtetutës duhet të jetë parakusht për fillimin e negociatave, sepse për këtë duhet më shumë kohë dhe ndërtim i besimit”, theksoi zëvendëskryeministri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close