LajmeSport

Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023

Marcus Thuram gjen rrugën e rrjetës me përfaqësuesen franceze. Sulmuesi i Interit shënoi golin e dytë për nënkampionët e botës në ndeshjen miqësore me Kolumbinë të fituar me rezultatin 3-1 ku për skuadrën e Deschamps dy golat e tjerë u shënuan nga Doue.

Herën e fundit që ai ka shënuar me përfaqësuesen transalpine ka qenë në nëntor të 2023 në ndeshjen me Gjibraltarin për kualifikueset e Euro 2024 e fituar nga Franca me rezultatin e thellë 14-0.

Related Articles

Back to top button
Close
Close