
Maqedonia ka pagën mesatare më të ulët në rajon. Neto paga mujore në tetor të këtij viti është 685 euro, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Krahasuar me Serbinë në të njëjtin muaj, paga mesatare ishte 157 euro më e lartë se ajo tek ne.
“Maqedonia ka mbetur edhe pas vendeve fqinje, ku punëtorët fitojnë dukshëm më shumë. Në Bosnje dhe Hercegovinë paga mesatare është 720 euro, në Mal të Zi 944 euro, në Kroaci 1340 euro, në Slloveni 1514 euro”, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë.
Megjithatë, në vendin tonë ka një rritje të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me një muaj më parë.
Paga mesatare në Maqedoni është rritur për rreth 94 për qind në dhjetë vitet e fundit. Megjithatë, përkundër rritjes së dyfishtë, Maqedonia është në fund të Evropës sa i përket pagave mesatare.



