LajmeMaqedoniTopLajm

Maqedonia e Veriut nuk është më e përjashtuar nga mjeti për kontroll të eksportit të vaksinave nga BE

Komisioni Evropian sot ka sjellë disa ndryshime në mekanizmin e tyre për autorizim për transport të vaksinave në vendet e treta, me qëllim që të ketë transparencë më të madhe në tregtinë me vaksinat.

Me ndryshimet e reja, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të përjashtohen nga mekanizmi për vaksinat, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Këto ndryshime vijnë pasi BE është ballafaquar me probleme të shumta rreth dërgesës së vaksinave nga ana e kompanive farmaceutike dhe mungesës së dozave në vendet anëtare të BE-së.

Mekanizmi nënkupton se prej tani e më tej, proporcionaliteti dhe reciprociteti do të jenë parimet udhëheqëse të lejeve për eksport të vaksinave në vendet e treta.

Sipas kryetares së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, nevoja për këto ndryshime vjen pasi vendet e BE-së ballafaqohen me valën e tretë të COVID-19.

Përveç ndryshimeve në pjesën e reciprocitetit dhe proporcionalitetit, ndryshimet e sotme në rregullativë përfshijnë edhe 17 vendet që deri tani kanë qenë të përjashtuara nga ky mekanizëm për mbikëqyrje të eksportit, në mesin e tyre edhe Maqedonia e Veriut, si dhe vendet tjera të rajonit.

Ndryshe, mbeten të përjashtuara 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close