LajmeMaqedoniTopLajm

Maqedonia e Veriut i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Në seancën e sotme të 17-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pakon e re të masave kufizuese të BE-së lidhur me situatën në Ukrainë, me rekomandim që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet të gjitha vendimeve të BE-së për këtë lloj masash kufizuese.

Në këtë drejtim, Qeveria e ka porositur Ministrinë e Punëve të Jashtme që përmes Misionit të Përhershëm të BE-së në Bruksel të njoftojë se Maqedonia e Veriut po i bashkohet pakos së re të masave kufizuese të Këshillit të BE-së, së bashku me të gjitha vendimet e mëparshme për masat kufizuese nga 2014  e deri te viti i tanishëm, duke pasur parasysh situatën në Ukrainë, dhe për të filluar procedurën për zbatimin e tyre.

Në këtë fazë, masat kufizuese të synuara të BE-së, të cilave u është bashkuar edhe vendi ynë, përfshijnë masa të synuara për një numër të caktuar politikanësh dhe biznesmenësh që kanë luajtur një rol në situatën në Ukrainë dhe atyre u ndalohet të udhëtojnë nëpër vendet e BE-së, si dhe ndalimi i aksesit në burimet financiare të Bashkimit.

Masat e synuara i referohen edhe kufizimeve në funksionimin e disa bankave të Federatës Ruse me institucionet financiare të BE-së dhe shteteve anëtare të saj.

Në këtë seancë, Qeveria shqyrtoi edhe Informatat për nevojën për strehim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe familjarëve të tyre pas evakuimit të tyre nga Ukraina.

Qeveria e ka porositur Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbledhë kërkesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre që ndodhen në rajonet e krizës në Ukrainë dhe të cilët do të kërkojnë mbrojtje dhe strehim të përkohshëm, por nuk kanë strehim të tyre në Maqedonia e Veriut, në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për të siguruar akomodim në lokacione të përshtatshme në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close