
Mësimdhënësit në arsimin fillorë dhe të mesëm nga muaj Tetorë marrin paga më të larta për 5 % dhe kjo vjen pas një marrëveshje mes SASHK-ut dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski. Pagat me rritje mësidhënësit presin ti marin ditëve në vijim, shkruan Top24
Kjo do të thotë se nga ky muaj, gjegjësisht nga paga e tetorit, punëtorët në arsimin fillor dhe të mesëm do të kenë rritje të pagave prej pesë për qind. Kënaqësia është edhe më e madhe që u dakorduam për një rritje të vazhdueshme të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për një periudhë katërvjeçare, ku sipas matematikës sonë të përbashkët, më në fund të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, mësuesit dhe profesorët do të kenë një pagë të lartë sa ajo mesatare ose mbi pagën mesatare”, tha Nedelkov.
Ndërkaq, Mickoski sqaroi se rritja e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm do të vazhdojë në disa faza deri në vitin 2028.
“Nga paga e tetorit që do të paguhet në nëntor, deri në pagën e shkurtit që do të paguhet në muajin mars të vitit 2025, do të kemi rritje të pagave prej 5%. Më tej, në muajin mars të vitit 2025 do të ketë rritje prej 7%. Në mars të vitit 2026, varësisht prej gjendjes së buxhetit, do të ketë rritje mes 7,5 – 10%. Po ashtu, varësisht prej gjendjes së buxhetit, në mars të vitit 2027 do të ketë rritje mes 7,5-10% dhe gjithashtu gjendjes së mbushjes së buxhetit në mars të vitit 2028, do të ketë rritje mes 10-12,5%. Kjo nënkupton se, arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme, në mars të vitit 2028, do të marrin afërsisht minimum 46% pagë më të lartë nga ajo që marrin tani, por ndoshta edhe më shumë”, tha Mickoski.
Po ashtu është arritur marrëveshje që më së voni deri në shkurt, të nënshkruhet marrëveshja kolektive.



