LajmeMaqedoniTopLajm

MAQEDONI E VERIUT: 130 MIJË QYTETARË U GJOBITËN PËR 8 MUAJ

Siç bëjnë të ditur nga  Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut brenda tetë muajve të pandemisë janë dënuar pothuajse rreth 130 mijë qytetarë për mosrespektimin e protokolleve shëndetësore, respektivisht për mosmbajtjen e maskave, njofton Insajderi.

Dënimet ishin prej 20 euro për persona fizik dhe 2000 euro për persona juridik që nuk kanë siguruar maska nëpër bizneset e tyre.

“Më shumë se 2 milionë euro janë fituar vetëm nga dënimet për mosmbajtjen e maskave, që nga periudha 1 maj deri më tani, ndërsa numri i përgjithshëm i të dënuarve është  128.849 qytetarë” thonë nga Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit fqinj janë regjistruar 390 shkelje për mosmbajtje të maskës.

Nga Institucioni në fjalë edhe në vazhdimësi u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuar nga Qeveria kundër Coronavirusit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close