MaqedoniTopLajm

Maqedoni 3 prioritet e zv/kryeministrit të parë Grubi!

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi, në pres-konferencë për media thotë se Ministria për Sistem politik e ka trashëguar Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit. I pyetur nga TV21 se cilat janë tre prioritet e tij në Qeverinë e re, ai u përgjigjë:

“Kjo ministri e trashëgoi Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit dhe erdhi si rrjedhoj e analizës cilësore të cilën e bëri Instituti Europian për paqe në bashkëpunim me OSBE-në dhe me BE-në dhe ishte një nga rekomandimet që Sekretariati të shëndërrohet në Ministri.

Sistematizimi i 1359 të punësuarve në këtë Ministri të cilët duhet të gjejnë vendin e tyre në institucionet e shtetit në qendër dhe në degët rajonale. Do të jetë avancimi i administratës, njohja e fakulteteve të tyre, do të jetë kohezioni shoqëror, ndërtimi i një Ministrie me të cilën do të reflekton në tërsi shoqërinë tonë”, u shpreh Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close