
Gjatë mbikëqyrjes janë konstatuar mangësi në lidhje me menaxhimin e dokumentacionit mjekësor, gjegjësisht diagnoza e punës për pacientin nuk është shënuar në udhëzim, dekursionet nuk janë shkruar nga të gjithë mjekët, në historikun e pacientit mungojnë plane trajtimi, për të cilët siç është paralajmëruar nga ISSH, do të merret vendim me urdhër për mbajtjen e evidencës në përputhje me ligjin.
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor njofton se kanë konstatuar mangësi në punën e Klinikës së Fëmijëve, dhe bën me dije se në bazë të nenit 6 paragrafi 2 të Ligjit për Inspektim Sanitar dhe Shëndetësor, do të fillojë procedurën për mbikëqyrje eksperte për trajtimin e vajzës pesë vjeçare që ndërroi jetë ditë më parë në këtë Klinikë. Me urdhër të drejtorit, ISSH ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikë, ku është konstatuar se 5-vjeçarja për herë të parë është sjellë në Klinikë më 3 tetor për shkak të dhimbjes së kokës dhe temperaturës së lartë, është ekzaminuar dhe është dhënë terapi simptomatike.
“Më 3 tetor, fëmija është sjellë për kontroll, i është bërë rëntgen në mushkëri, analiza gazi dhe është referuar për kontroll tek mjeku i familjes. Më 6 tetor, fëmija është sjellë sërish në Klinikë, e sëmurë, e shqetësuar me temperaturë dhe pas analizave laboratorike dhe CT të kokës, është shtruar në Klinikë e shoqëruar nga nëna”, sqarojnë nga ISSH. Gjatë qëndrimit në spital fëmija është udhëhequr nga mjekë të ndryshëm, gjatë të cilave janë kryer analiza laboratorike shtesë dhe është dhënë terapi.
“Më 14 tetor, fëmija ka pasur rënie të saturimit, sosporoz, janë thirrur mjekë nga reparti i terapisë intensive, është reanimuar, intubuar dhe vendosur në ventilim mekanik. Ndërkohë janë kryer analiza laboratorike dhe diagnostiko, janë kryer ekzaminime kontrollore nga kardiologu, infektologu, reumatologu, nefrologu dhe kirurgu pediatër. Gjatë qëndrimit në OINT, ajo është reanimuar në disa raste me përgjigje pozitive, por me 5 nëntor – reanimacioni nuk ka reaguar dhe në orën 07:20 është konstatuar exitus lethails. Diagnoza e meningoencefalitit është e shënuar në certifikatën e vdekjes, por nuk është vërtetuar laboratorikisht”, shtojnë nga ISSH duke shtuar se autopsia nuk është bërë me kërkesë të prindërve.
Sa i përket kompetencave të ISSH-së, gjatë mbikëqyrjes janë konstatuar mangësi në lidhje me menaxhimin e dokumentacionit mjekësor, gjegjësisht diagnoza e punës për pacientin nuk është shënuar në udhëzim, dekursionet nuk janë shkruar nga të gjithë mjekët, në historikun e pacientit mungojnë plane trajtimi, për të cilët siç është paralajmëruar nga ISSH, do të merret vendim me urdhër për mbajtjen e evidencës në përputhje me ligjin.
“ISSH ka vërejtje edhe për organizimin, punën e klinikës, sidomos në pjesën e kujdestarisë ku punësohen vetëm praktikantë dhe për të cilën ISSH ka nxjerrë vendim për të cilin janë në pritje të afateve”, thonë nga atje.



