Bota
Malta do ta njohë Shtetin e Palestinës

Malta në seancën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, zyrtarisht do ta njohë shtetin e Palestinës, deklaroi kryeministri Robert Abela.
Ai shtoi se njohja e Palestinës është historike dhe se Valeta mbetet e përkushtuar për arritjen e paqes në rajon.
Malta ndjek shembullin e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë, të cilat dje njohën Shtetin e Palestinës.



