BotaLajme

Macron dhe kryeministrja japoneze surprizojnë në Tokio, imitojnë “Kamehameha” nga Dragon Ball para mediave

Pas përfundimit të konferencës së përbashkët për shtyp në Tokio, Emmanuel Macron dhe Sanae Takaichi surprizuan audiencën duke imituar lëvizjen e famshme “Kamehameha”, valën e energjisë nga filmi i animuar Dragon Ball.

“Ne duam të bëjmë më shumë për mangën. I duam pothuajse aq sa ju. Të rinjtë tanë i duan këto libra dhe historitë e tyre, dhe ne duam të vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe të luftojmë piraterinë”, u shpreh presidenti francez.

Takimi mes dy udhëheqësve në Tokio u fokusua gjithashtu në çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit industrial, duke vendosur baza për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku kultura dhe industria kreative mbeten elementë kyç.

Related Articles

Back to top button
Close
Close