
Kryetari i Skenderajt,Sami Lushtaku i ka reaguar ashpër Koordinatores për Komitete në Vetëvendosje, pasi kjo e fundit hodhi akuza të rënda ndaj tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lushtaku iu drejtua me disa pyetje Mihalit.
“Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë? Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa? Kush të financon ty? Çfarë misioni ke në Kosovë?”, shkroi ai mes tjerash”, u shpreh Lushtaku.



