
Stadiumi ka kapacitet 22 mijë vende, por FIFA ka dënuar FSHF-në me reduktimin e 20 përqind të vendeve.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë më 7 qershor në orën 20:45 në ‘Arenën Kombëtare’ të Tiranës.
Për këtë përballje ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për bileta, me shifrën që mund të shkojë deri në 300 mijë. Stadiumi ka kapacitet 22 mijë vende, por FIFA ka dënuar FSHF-në me reduktimin e 20 përqind të vendeve për koret raciste në ndeshjen e fundit të zhvilluar.
Me fjalë të tjera, numri i tifozëve kuqezi në stadium do jetë pak më shumë se 17 mijë, ndërsa vlen për t’u përmendur se nuk do ketë mbështetës të Serbisë pasi ata janë dënuar për sjelljen e tyre me një ndeshje mungesë në stadium. Ndryshe nga herët e tjera, për këtë duel si fillim do duhet të aplikosh për t’u pajisur me një biletë dhe më pas, sipas FSHF, do ketë një short automatik për të përzgjedhur fatlumët që do jenë në stadium.



