BotaLajmeTopLajm

Lufta në Ukrainë/ Shpërthime pranë portit më të madh rus në Detin e Zi

Shpërthime të forta dhe të shtëna armësh janë raportuar në orët e para të mëngjesit pranë portit rus në Detin e Zi. Autoritetet në Novorossiysk, vendin ku edhe u raportuan shpërthimet, konfirmuan se pas kësaj ngjarjeje kanë shtuar forcat e sigurisë.

Ndërkohë, Novorossiysk është një nga portet më të rëndësishme të Rusisë në Detin e Zi.

Lufta në Ukrainë vijon të mbetet shqetësuese, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve që dy liderët, presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti ukrainas të bisedojnë mes tyre dhe të arrijnë marrëveshjen e paqes.

Së fundmi Ukraina ka zhvilluar sulme me dron në Moskë si kundërpërgjigje të sulmeve të njëpasnjëshme ruse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close