
Kultivuesit e rrushit për prodhim të verës do të marrin subvencione prej 40.000 deri në 52.000 denarë për hektar, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Me ndryshimet në programin për pagesa direkte, subvencionet për kultivuesit rriten nga 40.000 denarë për hektar në 52.000 denarë për hektar.
Deri në fund të vitit do të vijojë realizimi i paradhënies prej 30 për qind të subvencioneve, me të cilën janë siguruar 150 milionë denarë për kultivuesit, thonë nga LSDM.



