LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Përmes kartelave pagesore dhe mbështetjes për pagesë të pagave , 97,6 milion euro te mbi 360.000 qytetarë

Me pakon e katërt të masave  në vlerë prej 470 milion euro, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev, vazhdon me kujdesin për të gjitha kompanitë, për të gjithë qytetarët e goditur me pasojat negative të pandemisë globale të shkaktuar nga koronavirusi.

Pakoja siguron mjete të rëndësishme për mbështetje të ekonomisë, për shpëtim të vendeve të punës, për përforcim të konsumit privat.

Për mbi 360.000 qytetarë  kahëzohen 97,6 milion euro vetëm me masat për mbështetje të pagesës së pagave dhe përmes kartelave pagesore për nxitje të fuqisë blerëse.

Gjithsej 70 milion euro janë destinuar për shpëtim të 83.000 vendeve të punës, me pagesë të 250.000 pagave në tetor, nëntor dhe dhjetor. Mbështetja për pagesë të pagave është e shkallëzuar, në varësi nga rënia e të ardhurave të kompanive dhe do të lëvizë prej 14.500 denarë deri në maksimum 21.776 denarë në muaj.

Gjithsej 27.6 milion euro do të përfundojnë te 283.000 bashkëqytetarë tanë të cilët do të marrin kartela pagesore në vlerë prej nga  6.000 denarë.

Kartela të tilla pagesore do të marrin mbi 5.700 prindër vetushqyes, mbi 180.000 pensionistë me pensione deri 15.000 denarë, persona të papunë të cilët janë kërkues pasiv të punës, artistë të pavarur, punonjës filmik, punëtorë kulturor dhe artistë të estradës si dhe 450 studentë, por edhe qytetarë  të cilët i kanë mbi 64 vjet, ndërsa nuk marrin pension, as ndihmë sociale dhe janë me të ardhura  më të ulëta se 15.000 denarë, ose aspak nuk kanë të ardhura.

LSDM si parti përgjegjëse vazhdon me krijimin dhe zbatimin e masave dhe politikave për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë, për ata të cilët në këtë periudhë  e kanë më se të nevojshme.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

Related Articles

Back to top button
Close
Close