LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Kopshti zoologjik i Shkupit është tregues i paaftësisë së Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së

LSDM ka reaguar kundër therrjes së disa kuajve në Kopshtin zoologjik të Shkupit. Nga atje thonë se masakra e dhjetëra kafshëve në Kopshtin zoologjik është dëshmia e fundit për atë se çka po ndodhë me ndërmarrjet dhe institucionet publike kur kryesohen nga kuadro të VMRO-DPMNE-së.

“Në mënyrën më të egër, më brutale janë vrarë kafshë në Kopshtin zoologjik, institucion i cili përveç funksionit rekreativ, ka edhe funksion edukativ. Me therjen brutale të kafshëve në Kopshtin zoologjik, drejtori i vendosur nga Mickoski dhe Danella Arsovska, shkeli katër ligje dhe për atë duhet të përgjigjet penalisht. Për vetëm tetë muaj, Kristian Stamenov është drejtori i katërt i cili shkarkohet nga ana e administratës së re të qytetit dhe i treti i cili është propozim i VMRO-së.  Arsovska për këtë vit seriozisht e ulën Buxhetin e Kopshtit zoologjik për funksionimin e tij normal”, thonë nga atje.

Sipas tyre, në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021 u paguan rreth shtatë milionë denarë, përderisa për këtë vit, 2022, për Kopshtin zoologjik janë paraparë vetëm 2.5 milionë denarë.

Nga LSDM kanë shtuar se Qyteti i Shkupit, gjatë krijimit të buxhetit, a ka paraparë që Kopshti zoologjik të bëhet thertore dhe mungesën e mjeteve për funksionim normal ta kompensojë përmes therjes së kafshëve brenda Kopshtit?

“A ka pasur edhe paraprakisht në muajt e fundit raste dhe incidente të këtilla? Ky skandal është edhe një tregues për paaftësinë e Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së për të udhëhequr me qytetin dhe institucionet nën kompetenca të tij. Arsovska dhe kuadrot e VMRO-DPMNE-së janë zhgënjimi më i madh për Shkupin dhe qytetarët e tij”, përfundojnë nga atje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close