LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: E siguruam dhe e mbrojtëm gjuhën maqedonase në BE

LSDM-ja si parti përgjegjëse është e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës maqedonase brenda dhe jashtë vendit. Gjuha maqedonase mbrohet dhe konfirmohet edhe në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Dëshmi për këtë është nënshkrimi i marrëveshjes së parë me BE-në, marrëveshja për Frontex në gjuhën zyrtare maqedonase pa fusnota dhe shtesa, e cila e bëri gjuhën maqedonase të barabartë me gjuhët e tjera të Unionit.

Me këtë edhe zyrtarisht janë shembur të gjitha gënjeshtrat dhe histeritë që OBRM-PDUKM i ka promovuar për gjoja fshirje dhe rrezikim të gjuhës maqedonase me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shtojnë nga LSDM.

Nga atje thonë se nuk ka asnjë bullgarizim apo asimilim siç kanë gënjyer Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close