
LSDM e përshëndet aksionin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në Koçan
E përshëndesim aksionin e mbrëmjes së sotme të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, në të cilin janë privuar nga liria policë dhe funksionarë policorë që kanë qenë në detyrë natën fatale të 16 marsit në të ashtuquajturën diskotekë “Puls” në Koçan.
Fakti që për katër muaj VMRO-DPMNE ka tentuar të fshehë përgjegjësinë e policëve dhe funksionarëve policorë, fakti që faji i tyre është mohuar nga Pançe Toshkovski dhe Hristijan Mickoski, tregon se të gjithë kanë qenë të përfshirë ose në një mënyrë apo tjetër kanë ditur për veprimtarinë e paligjshme të “Puls”-it dhe e kanë miratuar atë.
Vetëm për shkak të përpjekjeve për të fshehur përgjegjësinë nga ana e Toshkovskit dhe Mickoskit për personat që ata i kanë emëruar si policë, komandantë dhe shefa, ata duhet menjëherë të japin dorëheqje.
Përgjegjësi duhet të ketë edhe për Aleksandar Janev, drejtorin e Byrosë për Siguri Publike (BSP).
Toshkovski dhe Janev nuk duhet më të pengojnë hetimin, as të ndikojnë që dikush të mos mbajë përgjegjësi.
E vërteta për Kërçovën që e ka publikuar LSDM gjatë gjithë javës është e saktë. U tregua se pa presionin e fortë të opinionit publik, të një pjese të mediave dhe të LSDM-së, nuk do të kishte drejtësi për Koçanin.
Ka ardhur koha për përgjegjësi, ka ardhur koha për dorëheqje.



