
Pas masës së Qeverisë për ti ngrirë çmimet e bukës në 33 denarë kanë vazhduar reagimet në mes pozitës dhe opozitës Maqedonase, duke e quajtur këtë mase njërit si historike dhe në favor të qytetarëve, ndërsa të tjerët duke e cilësuar si marketing politik.
Deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë Sanela Skrijelj ka pohuar se kundërshtarët më të mëdhenjë të kësaj mase vazhdojnë të ngelin dy partitë, siç tha ajo regresive të RMV-së.
“Kundërshtarët e vetëm e kësaj mase për bukën në 33 denarë, dhe të cilët qëndruan kundër ishin partitë profituese të VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës, dhe këto profiter të krizë duhet të turpërohen. Por LSDM është këtu për qytetarët, do po vazhdojmë më samat tjera të cilat do ta mbrojnë standardin jetësor të qytetgarit” – u shpreh Deputetja e LSDM-së, Sanela Skrijelj.
Por lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski këtë tentativë të LSDM-së e quajti vetëm si një masë për marketing politik, sepse realiteti është krejt diçka tjetër.
Sipas tij inflacioni i vendit vazhdon të rritet nga dita në ditë.
“Ne sot për fat të keq po i thyejmë rekordet për nga inflacioni i lartë, dhe ajo tanimë arrinë dyfishë mi i lartë se sa është në vendet e BE-së, dhe nuk kemi asnjë politik ekonomike. Me këtë masë po bëjnë piar nëpër markete me dy bukë në duar, dhe në vend që kryeministri dhe ministratë tjerë në vend ti zgjidhin problemet ato e shtyjnë Maqedoninë në një errësirë ekonomikë” – deklaroi Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Nga LSDM-më kanë pohuar se ngrirja e çmimeve do të realizohet edhe tek produktet tjera ushqimore, ndërsa VMRO-DPMNE-ja ka këmbëngulë se qytetarit nuk i zgjidhet situata me disa denarë në një produkt, kur të njëjtat janë rritur për më shumë se 50 për qind.



