LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Arsovska nuk ka punuar asnjë projekt konkret, për 82 ditë ka partizuar administratën e Qytetit të Shkupit

Nga LSDM kanë reaguar në lidhje me punën e 82 ditëve të para të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arskovska. LSDM ka thënë se përveç shahteve të nivelizuara dhe tualeteve mobile, Arsovska nuk ka bërë ndonjë projekt konkret.

“Kanë kaluar 82 ditë nga mandati i saj, ndërsa qytetarët e Shkupit nga Arsovska panë vetëm partizim të administratës së qytetit dhe përjashtim nga përgjegjësia për kompetencat e tyre, në vend të zgjidhjeve dhe projekteve. Ura në Aerodrom duhet të kishte përfunduar deri më tani. Salla Universale duhej të rinovohej. Duhej të përfundonte edhe rindërtimi i dhjetëra rrugëve”, deklarojnë nga LSDM.

Sipas tyre, në llogaridhënien Arsovska la disa gjëra që shënuan mandatin e saj dhe aftësitë menaxheriale: ndërprerja e projektit Bass Rapid Transit, e frenoi ndërtimin e dy urave të reja, e frenoi Sallën Universale, anulimoi një konkursi pune për 20 zjarrfikës.

“I ka partizanizuar tërësisht institucionet publike dhe qytetin e Shkupit. Pas 82 ditëve të para të mandatit, bëhet e qartë se Arsovska është kryetarja më e pasuksesshme e qytetit të Shkupit”, përfundojnë nga LSDM.

Related Articles

Back to top button
Close
Close