Showbiz

Lorik Cana, i ftuar special në Gala Mbrëmjen e “Ramë Lahaj & Friends”

Më 2 gusht, “Ramë Lahaj & Friends” do të organizojë një Gala Mbrëmje në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë emra të shquar të muzikës klasike, por jo vetëm.

Si i ftuar special i kësaj mbrëmjeje do të jetë edhe ish-futbollisti i famshëm, Lorik Cana.

“Kemi kënaqësinë e veçantë të prezantojmë të ftuarin special të Gala Mbrëmjes ‘Rame Lahaj & Friends’, Lorik Cana. Më 2 gusht, ora 20:30, ai do të jetë pjesë e kësaj nate të jashtëzakonshme, ku do të prezantojë projektin e tij dokumentar ‘UDHA’, një rrugëtim emocionues që eksploron rrënjët historike dhe kulturore të arbëreshëve të Italisë së Jugut”.

“Një mbrëmje ku arti, identiteti dhe historia bashkohen në një skenë të vetme”, u tha në njoftimin e publikuar në faqen “Rame Lahaj International Opera Festival”.

Festivali “Ëndrra pa kufi, opera pa mure” do të mbahet nga data 23 korrik deri më 2 gusht, 2025, në Prishtinë, Mitrovicë e Pejë. /Klankosova.tv

Programi i edicionit të 5-të të RLIOF 2025:

23 korrik | 20:30 – Nexhmije Pagarusha (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)

24 korrik | 20:00 – Nexhmije Pagarusha (American Retail Park – Interex, Pejë)

25 korrik | 20:00 – Nexhmije Pagarusha (Pika kryesore e Interex, Mitrovicë)

27 korrik | – Educating the audience of the future

28 korrik | 20:30 – Opera Night (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)

29 korrik | 20:30 – New Generation (Universiteti i Arteve, Prishtinë)

30 korrik | 20:30 – Ensemble Evening (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)

2 gusht  | 20:30 – Gala Night “Rame Lahaj & Friends” (“Sheshi Skënderbeu”, Prishtinë)

Related Articles

Back to top button
Close
Close