LajmeMaqedoniTopLajm

Llukarevska: Të hënën LSDM do t’i prezantojë emrat e kabinetit të ri qeveritar

Bisedimet dhe konsultimet rreth përbërjes së qeverisë së re dhe programin e ri qeveritar janë në fazën përfundimtare. Të hënën pritet seanca e Bordit Qendror të LSDM-së në të cilën kryetari dhe i mandatari për kryeministrin Dimitar Kovaçevski do t’i prezantojnë emrat e kabinetit, pas së cilës procedura përkatëse do të vazhdojë në Kuvend, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska.

“Për momentin kryetari dhe sekretari i përgjithshëm kanë bisedime intensive me partnerët e koalicionit që po shkojnë në një drejtim pozitiv. Megjithatë, këto janë disa synime strategjike që duhet të realizohen në kuadër të kabinetit të ri. Fokusi do të jetë në ekonominë, përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, efikasitetin e institucioneve, si dhe rrugën evropiane të vendit”, theksoi Llukarevska për “Kanal5”.

Llukarevska theksoi se bëhet fjalë për kuadro të dëshmuara që do të investojnë në punën e tyre dhe do t’i japin rezultate qytetarëve dhe shtetit.

“Gjëja e vetme që mund të konfirmoj dhe të them për publikun është se i gjithë stafi që do të përfshihet në kabinetin e ri qeveritar do të përballet me sfida të mëdha, por bëhet fjalë për staf të dëshmuar, njerëz me përvojë që do të dinë punën e tyre dhe që do të sjellin rezultate, do të realizojnë disa projekte dhe do të udhëhiqen nga programi i ri i Qeverisë, në interes të qytetarëve”, theksoi Llukarevska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close