LajmeMaqedoniTopLajm

Llukarevska: Grumbullimi i tatimeve u rrit për 19,34%

Në 6 muajt e parë të vitit në buxhetin shtetëror kanë hyrë për 19,34 për qind më shumë mjete nga pagesa e tatimeve, në krahasim të periudhës nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit të kalaur, thonë nga Drejtoria e të Hyrave Publike. Sipas kësaj drejtorie, më shumë mjete në buxhetin shtetëror kanë ardhur nga Tatimi i fitimit apo rreth 46,77 për qind.

“Kemi pagesë më të lartë tek Tatimi i fitimit për 46,77 për qind, tek tatimi personal 16 qind, tek TVSH kemi 14,61 për qind, dhe ne si Drejtori shpresojmë që me të njëjtën dinamik do të vazhdojmë deri në fund të vitit”, u shpreh drejtoresha e DHP, Sanja Llukarevska.

Me rebalansin e buxhetit Drejtoria e të Hyrave Publike mori për obligim të sforcon metodën për pagesat e tatimeve, apo të tubon mjete më shumë për 8,76 për qind tek tatimi i fitimit, për 7,5 për qind ti rrisë mjetet nga tatimi personal, dhe për 10 për qind nga TVSH-ja.

Nga arka shtetërore janë planifikuar që 2,2 miliardë denarë të ndahen në drejtim të qytettarëve nga kthimi i fitimit nga TVSH-ja, dhe të njëjtit inkurajojnë qytetarët që të vazhdojnë ti skenojnë kuponat fiscal përmes aplikacionit të përpunuar, ndërsa të tjerët do të duhët të që shkojnë deri tek punktet e DHP për ti skenuar kuponat fiscal.

DHP, azhuroni aplokacionin TVSh-ja ime

Për skenim elektronik do të duhet që të azhurohet aplikacioni.

“Tek aparatet telefonik Wuaveit tanimë qytetarët mund të bëjnë azhurimin dhe ta vendosin aplikacionin në fazën tjetër. Në këtë drejtim do të më duhet patjetër që ta informoj opinionin dhe të kërkojmë mirkuptim nga qytetarët sepse këto ndryshime nuk varen nga DHP, por varen nga disa rregula të lojës nga vet aplikacionet. Disa kupona fiscal të disa kompanive nuk mund të skenohen, dhe ne si Drejtori nuk kemi mundësi të veprojmë diqka, sepse kuponat janë lëshuar nga vet kompanitë dhe atje duhet të detektohet problem”, theksoi Llukarevska.

Nga DHP kanë informuar se ka filluar të bëhet pagesa e mjeteve për skenimin e kuponave fiscal për tre muajt e fundit ndaj qytetarëve të cilët kanë skenuar kupona fiskal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close