LajmeMaqedoniTopLajm

Lloji Omicorn i virusit ende s’është regjistruar në Maqedoni

Lloji Omicorn i COVID-19 shpërndahet shpejt dhe momentalisht është i pranishëm në 77 vende. Në Maqedoninë e Veriut ende nuk është regjistruar lloj i ri, ndërsa gjendja me COVID-19 momentalisht është stabile.

Deri më 14 dhjetor në Maqedoni janë vaksinuar 838.987 qytetarë, ndërsa rivaksinime ka 810.990 dhe dozën e tretë e kanë pranuar 86.266 qytetarë. Gjithsej janë aplikuar 1.736.243 doza vaksinash.

“Përfshirja me vaksinim me dy doza për popullatën mbi 18 vjet është 48%, ndëresa 57% e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar. Të dhënat tregojnë se 22% e të vaksinuarve janë qytetarë mbi 60 vjet që kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua vendim për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 për vitin 2022 me çka do të blihen 500 mijë doza vaksinash nga prodhuesi “Pfizer”.

Ndryshe, në Maqedoni dje u regjistruan 326 raste të reja dhe 14 të tjerë humbën jetën. Numri i rasteve aktive mbetet 5.498, ndërsa Shkupi ka më së shumti me 2.647.

Deri tani në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 220.169 persona, ndërsa prej tyre 206.903 janë shëruar dhe 7.768 persona kanë humbur jetën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close