
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga sot ka takuar kryetaren ekëshillit gjygjsorë, Vesna Dameva pasi gjykata administrative me të cilin Dameva u rikthye në vendin e kryetarit, ngjall shpresë për kthimin e besimit në institucionet, si dhe domosdoshmërinë e punës ligjore dhe të përgjegjshme, shkruan Top24
Sot realizova takim me kryetaren legjitime të Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në të cilin takim biseduam për zhvillimet aktuale në të dy institucionet.
Vendimi i Gjykatës Administrative me të cilin Dameva u rikthye në vendin e kryetarit, ngjall shpresë për kthimin e besimit në institucionet, si dhe domosdoshmërinë e punës ligjore dhe të përgjegjshme.
E përshëndes vendimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për ndërprerjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi.
U mirëpritën edhe procedurat e dy ish anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjyqtares supreme Mirjana Radevska Stefkova dhe gjyqtarit të apelit, Zoran Gerasimovski, të cilët dhanë dorëheqje për shkak të vendimit për shkarkimin e paligjshëm të Damevës nga funksionit i kryetarit.
Dameva na falënderoi për të gjitha aktivitetet që kemi ndërmarrë në periudhën e kaluar dhe indikacionet tona për punën dhe veprimet e Këshillit Gjyqësor, të cilat dëshmuan se ky institucion ka nevojë për reforma të patjetërsueshme.
Në takim u diskutua për Strategjinë për zhvillimin e sistemit të gjyqësorit (2024-2028) dhe masat që janë parashikuar me të për reformat në zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Strategjia plotësisht është harmonizuar me rekomandimet e Misionit vlerësues, për të cilat kryetarja e këshillit, Dameva, shprehi gatishmërinë për implementimin e tyre.
Informova se gjatë javës së ardhshme Grupi Punues do të përgatisë draft versionin e ndryshimeve ligjore për Këshillin Gjyqësor. Nga Këshilli Gjyqësor u kërkua të shqyrtojnë të gjitha lëndët dhe shkresat e Ministrisë së Drejtësisë, që i janë dërguar në një kohë sa më të shkurtë të mundur.
Bashkëpunimi institucional i Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor, do të intensifikohet edhe në periudhën e ardhshme përmes bashkëpunimit të ndërsjellët dhe projekteve, për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e gjyqësorit.



