
Lidhur me pretendimet e ish-ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, se Gjykata Kushtetuese duhet të inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Udhëzimit, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në një deklaratë për media tha se ajo është shembull i keq për një ministër.
“Gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë, ajo emëroi veten e saj si përfaqësuese në Komisionin e Venecias, një organ i pavarur këshillimor në Këshillin e Evropës. Nëse ajo u referohet standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, atëherë është një nga ato ministra që i ka shkelur ato standarde. Kjo nuk ndodhë në asnjë vend të botës. Ajo është shembull i keq për një ministër edhe në të kaluarën, kur nuk ka pranuar ndryshimet kushtetuese që Marrëveshja e Prespës të kalojë nëpërmjet të Ministrisë së Drejtësisë, por nëpërmjet të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që është një precedent”, tha Lloga.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02vz1o59NdtnwrQ1WjxgkRF8UVfxtHrTggDw72UABL41D9aFgKFJYGC6r6MgL6mkFVl&id=100090407993687&mibextid=Nif5oz



