LajmeMaqedoniTopLajm

LLoga: Profesoresha e së drejtës kushtetuese shkeli kushtetutën, kampanja e VMRO-së ishte gënjeshtër

Për presidenten Gordana Siljanovska-Davkova thekson se është personi i parë në shtet dhe duhet të jetë në krye të detyrës për të cilën ka dhënë betim.

Lloga mendon se deklarata e Davkovës për përdorim të emrit Republika e Maqedonisë sipas bindjes së saj është “shembull i keq për një shtetas dhe shembull i keq për një profesoreshë, duke parë nga ajo se gjithë jetën ligjëron të drejtën kushtetuese dhe ulet në pozicion ku duhet të dëshmoj se si duhet të respektohet Kushtetuta e një shteti”.

 Shembull i keq është për shkak se nesër do të kemi betim nga ana e policëve dhe ushtarëve dhe do të mund të thonë se japim betim në emër tjetër. Mbrëmë vërejta se nga ana e saj se ka reterim, dhe kjo ndodh pas dy ditëve kur brutalisht jemi sulmuar nga fqinjët dhe aleatët tanë. Nuk dua të mendoj se është paraljmërim edhe nga funksionerët tjerë në të ardhmen. Duket që është strategjia e VMRO-DPMNE-së – harojnë se kanë përgjegjësi dhe nuk ka kampanjë tjetër. VMRO ka fituar mbështetjen më të madhe nga qytetarët dhe duket se gjithëçka që është thënë në kampanjë është gënjeshtër e madhe” tha ministri Lloga në emisionin “Slloboden Peçat”, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close