
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga pas zgjedhjes së qeverisë së re me në krye një kryemiistër shqiptarë i cili zgjidhet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut është shprehur se Maqedonia e Veriut sot shënoi një moment historik pasi “momenti i sotëm kërkon unitet të politikës shqiptare, 8 nga 16 ministrat plus kryeministri, për herë të parë janë shqiptarë”, shkruan Top24
“Në këtë përbërje qeveritare përveç që janë tetë ministra shqiptarë, është edhe kryeministri shqiptarë, kjo i jep peshë kësaj qeverie, është kryeministri i tretë shqiptar dhe i katërti pas Abazoviqit në rajon”.
“Ndihem shumë i lumtur që me votat e Aleancës për Shqiptarët u bë edhe kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është një moment që duhet të tregojë unitetin e faktorit shqiptar në Maqedoni të Veriut. Kryeministri për 100 ditë do të përfaqësoj Maqedoninë e Veriut në rajon, dhe më gjerë.”



